A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play
LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
Live
LISTEN TO PAPER RADIO

Rreth Paper Radio

Paper Radio është radio e Prishtinës, e themeluar në dhjetor të vitit 2020. Paper Radio ka sjellë një frymë të re të radios, duke promovuar muzikën, kulturën dhe artin e Prishtinës në një dimension të veçantë. Paper Radio është një medium, i cili ofron një gamë të gjerë të emisioneve argëtuese, me kontekst informativ dhe kulturor, ku si qëllim primar ka të argëtojë dëgjuesit, por edhe t’i informojë ata saktë dhe drejt lidhur me ngjarjet më të rëndësishme aktuale.

Paper Radio paraqet uebfaqen “Paper.fm”, ku përveç transmetimit live të radios, prezantojmë portalin, i cili përmban artikuj të ndryshëm, me kontekst kulturor, artistik, psikologjik e social. Gjithashtu, do të keni mundësi t’i dëgjoni të gjitha transmetimet e programeve tona, prej episodit të parë e deri tek i fundit.

Edhe pse jemi një nga radiot më të reja në vend, uebfaqja “Paper.fm” kap shifrën e vizitave mujore unike deri në 120.000. Po ashtu, vlen të përmendet se së shpejti do të lansohet edhe aplikacioni Paper FM, ku do të keni qasje në çdo kohë, kurdo që ju dëshironi.

Paper Radio është radio e pavarur, me shtrirje regjionale me bazë në Prishtinë që ka për qëllim promovimin e vlerave të mira, në kulturë, muzikë, art, natyrisht duke përcjellur edhe përditshmërinë e vendit tonë. Ndonëse është radioja më e re në vend, Paper Radio në afat rekord ka krijuar një audiencë të rafinuar, të besueshme dhe me qasje konstruktive.Si një Radio që i jep vlerë çdo dite të re vendit tonë, Paper Radio ofron dhe shërbime të reklamimit, duke gjetur mundësi unike komunikimi trepalësh Paper Radio – kompanisë suaj dhe klientit – apo audiencës sonë.

Për fund, duke u bërë pjesë e platformës Paper Radio, përpos që do të promovoni biznesin dhe të arriturat tuaja, ju gjithashtu do të keni mundësi të jeni pjesë e një Radio që dita ditës po bëhet simbol i mbarë vendit, pasi që jo rastësisht slogani ynë është: Të dua sa Kosovën!

EMISIONET AKTUALE

EMISIONET PARAPRAKE